Qyteti i kthen turistëve paratë, nëse në plazh bie shi

Pushuesit që të zgjedhin Italianë këtë fundjavë janë ndoshta më shumë të shqetësuar në lidhje me këmbimin valutor, pasi kjo lidhet me rezultatin e referendumit të BE-së sesa për motin dhe kohën me shi.

Sipas një raportimi të një gazete lokale, thuhet ndër të tjera se në vendpushimet në afërsi të Venecias në Itali, moti është cilësuar si i mjerueshëm, edhe pse Europa po merr flakë nga i nxehti. Nisur nga ky muaj, turistëve do ju kthehen paratë prapa, nëse bie shi në vendin ku ata po pushojmë, ka bërë të ditur kjo gazetë në artikullin e saj. Fjala është për dy plazhet në qytetin bregdetar të Jesolo, në lindje të lagunës të Venedikut, e ku sipas një marrëveshje që filloi të premten, ju siguron turistëve që “të marrin paratë e shpenzuara”.

Një zëdhënës lokal në një prononcim u shpreh se kjo marrëveshja ishte në dispozicion për këdo që zgjedh të kalojnë ditë pushimi në Jesolo. “Ne jemi duke u përpjekur për ta bërë Jesolo një destinacion bregdetar të dëshirueshëm nga turistë jo vetëm Italianë por dhe nga Europa”,- tha ai.

Më tej në artikull nënvizohet se turistët të cilët paguajnë një shtesë kur të marrësh me qira një shazllon, do të marrin një rimbursim të plotë në qoftë se në ditën e tyre të pushimit fillon papritur shiu. Ndërsa në Venecia, një vend që tërheq më shumë se 20 milion vizitorë çdo vit, gazeta raporton se është prekur nga një moti i keq, e në veçanti gjatë këtij muaji, ku një uragan goditi një plazh.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP