Qyteti i lashtë i humbur prej 2,000 vitesh, tani duket befasues (FOTO/VIDEO)

Hulumtuesit kanë zbuluar një qytet të lashtë romak, ku mendohet të ketë qenë humbur për më shumë se 2.000 vjet. Ucetia që ndodhet në Francë, ishte i njohur më parë vetëm nga emri dhe i veshur me shumë pikëpyetje për ekzistencën në tërësi.

Qyteti besohet të ketë ekzistuar që para pushtimit romak të Britanisë së Madhe. Tani një ekip arkeologësh kanë zbuluar këtë metropol të pakapshëm pranë Uzes, në jug të Francës.

E udhëhequr nga Philippe Cayn i Institutit Francez, ekipi zbuloi një qytet të zbukuruar me 4,000 mozaikë të përpunuar.

Videoja tregon këtë mozaik të ndërlidhur që tregon një diell të rrethuar nga një buf, drer, rosë dhe shqiponjë si dhe valët e oqeanit. Ndërsa një pjesë tjetër është e përbërë nga një shumëllojshmëri rrethore, diamante dhe trekëndësha, të përkryer brenda një trekëndëshi.

Cayn ka thënë: “Ne e dinim se kishte pasur një qytet romak i quajtur Ucetia. Ndoshta ka qenë një qytet nën autoritetin e Nimës”.

Zyrtarët francezë blenë në tetor tokën në afërsi të Uzes për të ndërtuar një shkollë me konvikt. Vetëm disa muaj më vonë, ekspertët zbuluan tërë qytetin e humbur dhe dhjetëra mozaik. Gërmimet do të vazhdojnë deri në gusht të 2017.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP