Qyteti i parë lundrues në Oqeanin Paqësor
Një kompani po planifikon të ndërtojë qytetin e parë lundrues në botë në mes të Oqeanit Paqësor.
Qeveria Polinezisë Franceze ka nënshkruar një marrëveshje me një firmë amerikane dhe ajo shpreson që puna për ndërtimin e qytetit të nisë në vitin 2019.
Instituti Seasteading ka kaluar pesë vitet e fundit për të studiuar projektin se si mund të ndërtohet qyteti në mënyrë të përhershme për “komunitetet e reja lundruese në det”.
Polinezia Franceze, është një koleksion i 118 ishujve të Paqësorit Jugor, dhe është në rrezik për shkak të rritjes së nivelit të detit. Qeveria e ishujve ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me institutin me bazë në San Francisco.
Kompania po kryen studime të tjera në lidhje me ndikimin ekonomik dhe mjedisor të projektit dhe implikimet ligjore të qytetit lundrues. “Ajo që ne jemi të interesuar është që të gjejmë një zgjidhje shoqërore dhe të kemi një vend ku mund të provohen gjëra që nuk janë provuar më parë”, tha Randolph Hencken, drejtor ekzekutiv i institutit.
Ai tha se nga pikëpamja teknologjike është plotësisht, por jo aq nga ana ekonomike.