Qyteti italian ku “ndalohet të vdesësh”
Banorët janë në largim të vazhdueshëm dhe mes atyre pak që kanë ngelur, 6 nga 10 janë mbi moshën 60-vjeçare. Bëhet fjalë për Sellian, komunën e vogël në Calabri të Italisë, e cila rrezikon të boshatiset.
Për të shmangur zhdukjen e këtij vendi, kryebashkiaku i ka “urdhëruar” banorët që të mos vdesin. Qytetari i parë ka firmosur një urdhër të vërtetë ku “ndalohet të vdesësh”, duke i ftuar gjithë banorët që të bëjnë kujdes ndaj shëndetit të tyre. Ky urdhër mban numrin 11 dhe është firmosur më 5 gusht 2015 nga kryebashkiaku Davide Zicchinella, mjek pediatër.
Por Sallia nuk është e vetmja komunë kalabreze në rrezik zhdukjeje, pasi janë një sërë zonash në rajon në rrezik mbijetese. Urdhri parashikon kujdes maksimal për shëndetin, duke i ftuar banorët që të qëndrojnë në formë.
“Përgjigjja e qytetarëve ndaj këtij urdhri ishte mjaft inkurajuese, rreth 100 persona u janë nënshtruar kontrolleve shëndetësore, duke përkrahur nismën tonë”, thotë Zicchinella.