Ra në humnerë, vajza mbijeton për 6 ditë në shkretëtirë

Një grua koreane që u rrëzua nga një shkëmb i pjerrët në shkretëtirën australiane është gjetur e gjallë pas 6 ditësh nga ekuipazhet e emergjencës.

Joohee Han, 25 vjeçe, po ngjitej në malin Tyson pranë Tully, Queensland, kur rrëshkiqiti dhe ra në një  vend të thellë.

Kur u rrëzua nuk kishte ndjenja, por arriti të zvarritet për të shkuar në një ujëvarë ku qëndroi për disa ditë pa ushqim.

Miqtë e saj u shqetësuan dhe njoftuan emergjencën të mërkurën (6 qershor) pasi ajo nuk arriti të kthehej në vendin ku strehoheshin.

“Gruaja u transportua u mor me helikopter nga vendi dhe më pas u transportua në spital për t’u trajtuar”, njoftoi policia.

Infermierja e urgjencës së shpejtë, Hannah Gaulke tha për ABC News se Han ishte e pandërgjegjshme për 5 orë kur u rrëzua, por tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

SHKARKO APP