Raportonte live situatën Turqi-Siri, i biri i hyn në studion e lajmeve dhe e ndërpret

Ky është momenti i adhurueshëm kur transmetimi Live i një gazetareje lajmesh është ndërprerë nga vetë djali i saj.

Korrespondentja e NBC-së, Courtney Kube nuk mundi ta mbajë të qeshur kur Ryan hyri në studio.

Për të tërhequr vëmendjen e mamasë 4-vjeçari kërkon ti hidhet në krahë, ndërsa gazetarja përpiqet të vazhdojë raportimin.

Ajo arri të vazhdojë më tej raportimin për situatën e rëndë Turqi-Siri që shpërtheu në Lindjen e Mesme.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që transmetimet live të korrespodentëve ndërpriten nga fëmijët e tyre. Disa vite më parë, e njëjta gjë i ndodhi edhe një korrepodenti të BBC-së, ndërsa videoja bëri xhiron e rrjetit.

 

SHKARKO APP