Refuzon 1 miliard dollarë, gruaja nuk pranon divorcin!

 Jo të gjithëve u ndodh të shohin një çek prej 975 milionë dollarësh. Por, pas një divorci të kontestuar, Sue Ann Arnall, kërkon më shumë se kaq.  Ajo ka refuzuar çekun që ish-burri i saj, Harold Hamm, ia ka dërguar të hënën, që të pranojë divorcin. Sipas avokatëve të saj, Hamm, magnat i naftës, themelues i kompanisë Continental Resources, është pajtuar të paguajë gati 1 milardë dollarë në nëntorin e vitit që lamë pas. Por, Arnall, një ekonomiste dhe avokate që ka mbajtur pozita ekzekutive në kompaninë e ish-burrit, ka thënë se meriton më shumë. Ajo ka vendosur të apelojë, duke argumentuar se pasuria është krijuar si rezultat i punës së përbashkët të saj dhe të bashkëshortit. 

SHKARKO APP