Reklama polake e Krishtlindjeve që përloti botën (VIDEO)
Reklama më e bukur e Krishtlindjeve këtë vit vjen nga Polonia. 250 milion njerëz nga i gjithë globi e kanë para videon në fjalë të krijuar nga Allegro, në një faqe në internet që shërben për të mesuar gjuhë të huaja online.
Video-reklama flet për një gjysh polak i cili mëson anglisht për fillestarë nga faqja në fjalë duke u praktikuar ditë për ditë derisa e përvetëson gjuhën në mënyrë të kënaqshme.
Ajo që bie më shumë në sy është se pjesa e tij e preferuar është prezantimi i vetes dhe fjalitë “ të dua” dhe “ti je perfekte”.
Në fund të videos kuptohet i gjithë mesazhi, gjyshi i devotshëm ka bërë çdo përpjekje për të mësuar anglisht që në momentin që shkon të takojë mbesën e tij në Angli t’i drejtohet në gjuhën e saj:
“Përshëndetje, unë jam gjyshi yt!”
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme.