Reklamë arkivolesh me femra nudo, kundërshton Kisha

Zëdhënësi i kompanisë thotë: “Kur bëjmë kalendarë me vajza të bukura, ankohen femrat; kur bëjmë kalendarë me djem të bukur, ankohen meshkujt”. Pronari i firmës, Zbigniew Lindner shpjegon pse zgjodhën që femrat të pozonin nudo: “Djali im pati idenë e kalendarit. Donte që të bënim një kalendar ku të tregohej bukuria e vajzave polake dhe bukuria e arkivolëve tanë. Gjithashtu, duam të tregojmë se arkivoli nuk është një objekt i shenjtë, por thjesht një mobilie. Arkivoli është shtrati ynë i fundit, jo një simbol fetar.”

Por, Kisha Polake nuk është aspak dakord me këtë kalendar, duke e quajtur të papërshtatshëm. Një zëdhënës i kishës deklaroi se, vdekja njerëzore duhet trajtuar me solemnitet dhe nuk duhet ngatërruar me seksin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?