Rekord botëror, ndërtohet kulla 36 katëshe me tulla plastike
Kulla me shumë ngjyra ‘Omer Tower’ është përfunduar duke përdorur vinça në Rabin Square pas më shumë se 2 javë ndërtimi nga mijëra banorë.
Banorët e Tel Aviv kanë ndërtuar një kullë 36 katëshe me kulla plastike duke thyer rekord botëror. Ai përdorën më shumë se 500.000 tulla pastike për të ndërtuar ‘Omer Tower’ në nder të një djali që humbi jetën nga kanceri në Izrael.
Omer Sayag vdiq në moshën 8-vjeçare pasi nuk arriti dot që ti mbijetonte sëmundjes së rëndë.
“Ishte ideja e ish-mësuesit të tij të kopshtit dhe blloqet ndërtuese u dhanë nga banorët, kompanitë dhe disa u blenë duke përdorur fonde komunale,”– tha një zëdhënës i zyrës së kryetarit të bashkisë.
Nuk ka ende një vendim të gjyqtarit të Rekordeve Botërore Ginez për të miratuar ‘Omer Tower’ si kulla më e lartë ndaj por pritet vendimi.