Rekord shitjesh të testeve të atësisë, burrat po shokohen pasi zbulojnë se nuk i kanë fëmijët e tyre
Shitja e testeve të atësisë po rriten gjithnjë e më shumë në Britani, ku shumë baballarë kanë mbetur të shokuar pasi kanë zbuluar se nuk janë prindër i fëmijëve të tyre.
Testet e ADN, të cilat mund të kryhen nëpërmjet një tamponi të thjeshtë po shiten gjithnjë e më shumë.
AlphaBiolabs, furnizuesi kryesor britanik i testeve në shtëpi, thotë se deri në 30,000 teste atësie po kryhen në këtë vend çdo vit dhe se shifrat po rriten me dhjetë përqind në vit.
“Nga këta, rreth 20 përqind e burrave kanë mësuar se nuk janë babai i fëmijës”, thotë drejtori i kompanisë, David Thomas.
Ai shtoi se në disa rajone shifra është më e lartë, duke përfshirë Veri-Lindjen, ku është 30 përqind.
Shpërthimi i kërkesës për testet është nxitur nga lehtësia me të cilën tani mund të merren rezultatet përfundimtare të atësisë së ADN-së. Për rreth 99 paund, testet që premtojnë 100 përqind rezultate të sakta, mund të blihen në internet.
Në vend që të kërkojnë praninë fizike në një klinikë të të dy palëve që testohen, ato përfshijnë vetëm tampone të marra nga goja, të cilat më pas paketohen dhe dërgohen në kompani.
Për sa kohë që burri është i emëruar në certifikatën e lindjes së fëmijës, ose ka përgjegjësi prindërore, nuk kërkohet leje as nga nëna dhe as nga fëmija, që do të thotë se testet mund të kryhen në fshehtësi të plotë.