Rekordi i radhës Guinness: Gjuha më e gjatë në botë 10.1 cm

Një prej rekordeve më të çuditshme të radhës së shënuar për vitin 2015 është rekordi për gjuhën më të gjatë. Këtë rekord e ka shënuar 24 vje#ari me emrin Nick Stoeberl nga Kalifornia. Gjuha e të cilit është e gjatë 10.1 cm. Profesioni i 24 vje#arit është komedian.

Nick Stoelberl mund të prekë me gjuhën e tij jo vetëm hundën, por deri tek edhe qerpikët e tij.
 Rekordi i mëparshëm i gjuhës më të gjatë në bote mbahej nga britaniku Stephen Taylor (9.8 cm), titull të cilin e mbante që prej  vitit 2002.
Këtë javë Rekordet Botërore Guinness shënojne 60 vjet që prej nisjes për herë të parë të tyre. Volumi i parë i këtyre çmimeve u realizua në Britaninë e Madhe nga binjakët Norris dhe Ross McËhirter në vitin 1954. Që prej asaj kohe ky libër del një herë në vit në shitje. Libri i rekordeve guinness është kthyer në vetvete në nje rekord, pasi është një ndër me të shiturit e të gjitha kohërave.

SHKARKO APP