Restoranti më i shtrenjtë në botë

Biznesmenët shpesh janë dhe personat, të cilët në raste të ndryshme përpiqen që të gjejnë metoda të ndryshme joshëse për të tërhequr pranë vetes sa më shumë klientelë. Në Singapor ekziston restoranti më i shtrenjtë në botë, ku një darkë mund të kushtojë 2 milionë euro. “C’e La Vie”, ndodhet mbi tarracën e hotelit “Marina Bay Sands”, të Singaporit. Paketa e shërbimit është çift dhe eksperienca e paharrueshme zgjat rreth 8 orë. Rezervuesit, që padyshim janë njerëzit më të pasur të planetit, fillimisht do të bëjnë një shëtitje me helikopter për 45 minuta mbi ishullin e Singaporit. Më pas klientët do të shëtisin me një anije luksoze dhe nëpër qytet me një Rolls-Royce për të mbërritur më pas tek “C’e La Vie”, ku darkat nisin me 10 mijë trëndafila. Drejtuesi i restorantit, që bashkëpunon me kompaninë ruse të diamanteve “Bota e Diamanteve”, premton se vakti do të konsumohet me shkopinj diamanti dhe emrat e klientëve do të jenë të gdhendur me gurë diamanti në pjata. Në fund, çifti do të marrë dhuratë një unazë diamanti 2.08 karat.

SHKARKO APP