Rikthehet Kolosi i Rodit, Greqia sfidon Statujën e Lirisë
SHBA nuk mund të mburret më gjatë me Statujën e Lirisë.
Kërcënimi i vjen nga Ballkani, madje nga vendi ynë fqinj, ndonëse në krizë ekonomike pasi ka vendosur të investojë për të rikthyer një ndër statujat e saj legjendare që nuk ekziston më prej shekujsh.
Kolosi i Rodit, një nga Shtatë Mrekullitë e Botës Antike, mund të rikthehet si pjesë e një projekti ambicioz prej 240 milionë eurosh. Statuja origjinale, e lartë 30 metra, e perëndisë Helios, e vendosur në ishullin e Rodit, u shemb në shekullin e tretë.
Ajo tani do zëvendësohet nga një strukturë prej 150 metra lartësi, pesë herë më e madhe se origjinali.
Këmbët do vendosen në dy kalatat e portit, ashtu siç ishte edhe origjinali- ndërsa në kokë do ketë një fener të madh.
Ndryshe nga origjinali, statuja do ketë një librari, muze dhe dyqane.
Kolosi i parë u ndërtua pas shitjes së pajisjeve ushtarake të braktisura pas një rrethimi të dështuar të qytetit.
Këtë herë nxitja është një projekt për turizmin.
“Lëkura” e Zotit të Diellit do përbëhet nga panele diellore, që do furnizojnë farin në fenerin e kokës, që do mund të shihet deri në brigjet turke, në një largësi prej 35 miljesh.
“Nuk duam të bëjmë një imitim të Kolodit të lashtë,” thotë arkitekti Aris A. Pallas.
“Duam të ringjallim simbolizmin e tij, duke e bërë një emblemë të globalizmit”