Rikthehet Nokia 3310, telefoni sërish një sukses (VIDEO)

Nokia do të riprodhojë modelin 3310, i cili është ndoshta njëri ndër telefonat më të pëlqyer në histori. Ky telefon do të shitet për shkak të zgjatjes së baterisë.

Rikrijimi i modelit të vjetër 3310 do të shitet për vetëm 59 euro dhe do t’u përshtatet si telefon i dytë veçanërisht personave që e kujtojnë nga prodhimi në herën e parë.

Tregu botëror i smartfonëve ka tani një konkurrent të ri që vjen nga e kaluara.

Kompania finlandeze HMD Global po rikthen në treg telefonin e dikurshëm Nokia3310.

Ekspertët thonë se ka një prirje të re për pajisje dixhitale më të thjeshta dhe është në dorën e konsumatorëve për të vendosur nëse Nokia 3310 do të jetë sërish një sukses.

Versioni i ri u paraqit në Kongresin e pajisjeve mobile në Barcelonë.

 

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10155253034524536/

SHKARKO APP