Rini – Një biografi evropiane e lumit

Një ekspozitë historiko-kulturore në Bon prezanton lumin Rin, si një arterie jetësore karakterizuese e Europës dhe sinjë promovues i kulturës evropiane. Në të shihen 320 eksponate, ku zënë vend edhe aspketet politike.

“E gjithë historia e Evropës qendron në këtë lum.” Kështu ka shkruar shkrimtari francez Victor Hugo në vitin 1838.  Duke marrë shkas nga kjo shprehje Ekspozita Federale e Artit në Bon i ka kushtuar një prezantim të veçantë historisë dhe kulturës përgjatë brigjeve të Rinit me titullin: “Rini – Një biografi evropiane e lumit”.

Eksponatet janë vendosur në mënyrë kronologjike. Gjatë vizitës të shpaloset biografia e një lumi, e cila të zhyt në historinë 200 vjeçare përgjatë rrjedhës së lumit 1200 kilometra, i cili kalon nëpër nëntë vende përpara se të derdhet në deltën Rhein-Maas-Schelde në detin e Veriut. S

Der Rhein - Ausstellung in der Bundeskunsthalle (LVR-LandesMuseum Bonn)

ot Rini është ndër rrugët më të pasura ujore të botës. E nëse do të mundej ky lumë mund të rrëfente shumë histori.

Një vështrim kulturor ndaj Rinit është po aq interesant sa edhe vështrimi ndaj rrugës së transportit përmes tij. “Rrjedha e tij ka qenë gjithmonë një kordon lidhës për promovimin e mallrave dhe ideve”, thotë kuratorja Louise Gräfin von Plessen. Ekspozita e përb

Deutschland Jugendherbergen Festung Ehrenbreitstein (picture-alliance/dpa/R. Fellens)

ashkët e Ekspozitës Federale të Artit dhe Muzeut të Landit në Bon është ndarë në dymbëdhjetë kapituj.

Rini shfaqet herë si një linjë kufiri ushtarak i romakëve, mes Francës e Gjermanisë pas Paqes së Vestfalisë më 1648. E më pas lumi të tregon sërish historinë e industrializimit të Europës Qendrore. Romantika e Rinit e shekullit të 19-të ndriçhet prej piktorëve, poetë

Hafen Rotterdam (picture-alliance / dpa)

ve e këngëtarëve, të cilët i kanë dedikuar me veprat e tyre bukurisë së luginës së Rinit, që tërheq mjaft turistë.

“Ne duam të forcojmë vështrimin ndaj historisë ndërkombëtare të Evropës”, thekson kuratorja Plessen”. Kush sheh në fund të ekspozitës fotografi të portit “Europort” në Roterdam me pirgjet e kontejerëve shumëngjyrësh e kupton se „këtu Rini bëhet global. Këtu vështrimi mbërrin tek koha e sotme.”

SHKARKO APP