Rishkruhet historia e tatuazheve, gjenden në mumjet egjiptiane 5.000 vjeçare
Historia mbi tatuazhet ka nevojë të rishkruhet pas zbulimit të fundit.
Tatauzhet më të hershme në botë janë zbuluar në mumiet egjiptiane 5.000 vjeçare në Muzeun Britanik.
Studiuesit kanë zbuluar tatuazhin e një demi të egër dhe të një deleje në krahun e një mumie mashkulli dhe motive ‘S’ në krahun dhe supin e një mumie femre.
Tatuazhet rezulton se kanë filluar të realizohen 1000 vite më parë sesa ishte menduar.
Studiuesit thonë se zbulimi transformon kuptimin tonë mbi atë se si njerëzit jetonin gjatë kësaj periudhe.
Tatuazhet u gjetën në mumjet e meshkujve dhe femrave ‘Gebelein’.
Mumja mashkull 5000 vjeçar është vendosur në Muzeun Britanik, i vizituar nga miliona njerëz çdo vit, që nga zbulimi i tij në një varrezë mbi 100 vjet më parë.
Hulumtimet e mëparshme zbuluan se njeriu, i njohur si Gebelein Man A, vdiq një vdekje të dhunshme ndërmjet moshave 18 dhe 21 vjeç, nga një plagë në shpinë.
Por njollat e errëta në krahun e tij, të cilat u shfaqën si shenja të zbehta nën dritën natyrore, janë studiuar.
Teknologjia infra të kuqe zbuloi tatuazhet e dy kafshëve.