Rrëfimi i një vrasësi, sot është 29-vjeç dhe ka zhdukur 29 persona

 

Bandat e trafikut të drogës janë të njohura edhe për ekzekutimet mes tyre dhe rivalitetin e ashpër që i karakterizon.

Një 29-vjeçar nga Meksika tregon jetën e tij e çuditshme, duke pranuar për AP-në se si ka rrëmbyer, torturuar dhe vrarë shumë njerëz, duke fshehur edhe trupat e tyre që të mos gjenden kurrë.

Vrasësi me pagesë i bosit të drogës ka folur për agjencisë amerikane duke i shpjeguar se si ka arritur të zhdukë njerëz të ndryshëm, rreth 29, aq sa mosha e tij, shumë prej të cilëve jetonin pranë plazhit të madh të Costa Grande në Gerer të Meksikës.

 Ekzekutuesi pretendon se nuk ndjen keqardhje për asgjë dhe pranon se i pëlqen që “punon si shërbyes publik”. Ai beson se bandat rivale nëse  marrin gjithçka nën kontroll, atëherë situata do të jetë shumë me e keqe.

“Kur lagjja ose qyteti juaj pushtohet nga njerëz që besohet se mund t’i bëjnë keq familjes tuaj, atëherë duhet të reagoni sepse qeveria nuk do të vijë t’iu ndihmojë”, ka rrëfyer i maskuar vrasësi me pagesë në prani të një prej shefave të tij.

“Duhet të reagoni, në këtë rast do të thotë të rrëmbeni objektivin nga shtëpia e tij në orët e hershme të mëngjesit, kur të gjithë janë në gjumë. Pastaj, objektivi dërgohet në një shtëpi kryesisht në pyll, ku askush nuk mund t’iu sheh apo dëgjojë se çfarë po bëni. Më pas aty fillojë të aplikojë teknikat klasike si peshqiri me ujë, elektroshoku në gjuhë, këmbë dhe organe gjenitale…”

Sipas rrëfimit të vrasësit, objektivi zgjidhet për shkak se i takon ndonjë bande rivale ose u shërben si informator.

 “Kur një burrë di diçka që na nevojitet, në 99 për qind të rasteve e tregon atë. Dhe sapo të marrim atë që na nevojitet, objektivi vritet kurse trupin e tij e hedhim në vende ku vështirë se mund ti shkojë mendja dikujt se mund të ketë trup të pajetë”, ka shtuar vrasësi.

Edhe 19 persona tjerë, trupat e të cilëve të martën janë gjetur nga autoritetet meksikane në një varr masiv në Gerer, patën të njëjtin fat. Por, ekzekutuesi me krenari thotë se viktimat e “tij” askush nuk ka arritur t’i gjejë deri më sot.

Zhdukja e njerëzve në Meksikë, në shumë raste ekzekutohen, është shndërruar në një epidemi. Nga viti 2007 janë evidentuar 26.000 meksikanë të zhdukur. Ky numër mund të jetë shumë më i madh, sepse familjarët e tyre nuk i lajmërojnë gjitha rastet në polici nga frika se mund ta kenë fatin e njëjtë.

Faktin e ka konfirmuar edhe ekzekutuesi anonim.

“Problemi (i të zhdukurve) është shumë më i madh se që mendojnë njerëzit”, thotë vrasësi, i cili për asnjë moment nuk e lëshon nga dora çantën në të cilën gjenden ëalkie-talkie dhe telefonat mobil.

Në këtë histori bosi i drogës nuk është profesionist (si nëpër filma) që merret ekskluzivisht me këtë punë. Ai në fakt merret me blegtori, dhe u qëndron besnik disa standardeve që të tjerët nuk i aplikojnë.

Sipas 29-vjeçarit, deri më sot nuk ka vrarë asnjë grua apo fëmijë dhe se asnjë prej viktimave nuk është detyruar t’i hap vetës varrin, çka sipas tij është edhe human.

Gazetarët për të mundësuar intervistën u është dashur të negociojnë me bosët për javë të tëra, ndërsa vendi mbetet sekret.

SHKARKO APP