Rrëfimi tronditës i 18-­vjeçares: Më përdhunuan në varrezë

Një 18­vjeçare është përballur me një ngjarje tronditëse. Ajo është përdhunuar brenda një varreze.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Southport të Amerikës, majin e kaluar. Ashleigh Roscow, vajza e dhunuar, ka vendosur të rrëfejë ngjarjen e tmershme.

“Më takoi në rrugë dhe desh të më puthte, por unë e refuzova duke e shtyrë me duar. Por, ai më ndoqi nga mbrapa dhe më goditi pas koke, duke bërë që të më binte të fikët. Pas kësaj më tërhoqi drejt një varreze. Kur u zgjova ishte duke më përdhunuar. Ishte e tmerrshme.

Më detyroi që t’i thërrisja “mjeshtër”, “ zotëri”, ndërsa më përdhunonte. Ai më fyente ndërsa më përdhunote, duke më quajtur “derrkuce”. Mendova se do të vdisja”, ka thënë vajza e re. Pas denoncimit, policia identifikoi dhe arrestoi përdhunuesin Adam Riding, që u dënua me 10 vjet e gjysëm burg. 

SHKARKO APP