Rreziku që i kanoset shëndetit të zemrës nga niveli i lartë i kaliumit

Njeriu nuk jeton dot pa kalium.

Ky elektrolit është përgjegjës për një sërë funksionesh jetësore në organizëm.

Ai është i rëndësishëm jo vetëm për ekuilibrimin e ujit në trup por edhe për të mbajtur zemrën, muskujt, stomakun dhe nervat në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ruajtja e niveleve të duhura të kaliumit në organizëm është e një rëndësie të madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse kaliumi në gjak është në nivele tepër të larta, atëherë njeriu vuan nga një problem mjekësor që njihet si hiperkalemia.

Hiperkalemia ndodh kur nivelet e kaliumit në gjak janë më të mëdha se 5.5 mEq/L.

Shpesh, ky problem mund të manifestohet nëpërmjet lodhjes, drobitjes dhe plogështisë.

Kur nivelet e kaliumit arrijnë mbi 7 mEq/l, simptomat bëhen më të rënda ku përfshihet: aritmia paraliza, dobësimi i muskujve, mpirja, të përzierat, zbehja e reflekseve e të tjerë.

Si Ndikon Hiperkalemia Tek Shëndeti i Zemrës
Kur hiperkalemia është në nivele jo shumë të larta, ndikimi në zemër është i kufizuar, por kur ato rriten, ndryshimet në aktivitetin e muskujve të zemrës që tregohen në EKG pësojnë luhatje.

Kur hiperkalemia është e një intensiteti të fortë, për shkak të saj, zemra pushon së rrahuri.

Rreziku i shfaqjes së hiperkalemisë është më i lartë kur njerëzit kanë pësuar ose vuajnë nga:

sëmundjet kronike të veshkave,
diabeti

infarkti.
Këtu përfshihen edhe njerëzit që përdorin medikamente për uljen e tensionit të gjakut, të cilat prishin ekuilibrat e kaliumit në gjak.

A Mund Të Parandalohet Hiperkalemia
Ndryshimet në stilin e ushqyerjes mund të ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e problemit me nivelin e lartë të kaliumit në gjak.

Një mjek i fushës mund t’ju ndihmojë të bëni ndryshimet e nevojshme në mënyrën e ushqyerjes për të mbrojtur zemrën dhe organizmin nga hiperkalemia.

Ushqimet Që Duhet Të Shmangen
Ekspertët thonë se ushqimet e mëposhtme kanë një përmbajtje të lartë kaliumi ndaj duhen shmangur në rast se keni problemet e mësipërme.

Bëhet fjalë për: bananet, thjerrëzat, arrorët, pjeshka, patatet, salmoni, domatet dhe shalqini.

Mishi i kuq duhet kufizuar dhe në vend të tij të konsumohet mish shpendësh, peshk ose fasule për të zëvendësuar proteinën./AgroWeb.org

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?