Rriti 75 jetimë, tani nuk ka para për t’u kuruar
Kjo grua kineze i ka shpenzuar të gjitha të ardhurat e saj financiare të grumbulluara si sipërmarrëse, për të adoptuar dhe rritur 75 jetimë, por në fund nuk ka para që të kurohet për veten e saj. Kinezja Li Lijuan 46 vjeç, pas një pasurie që e siguroi përmes një biznesi veshjesh më pas duke investuar në një minierë karboni, po përballet me 300 mijë dollarë borxh. 46 vjeçarja kishte vendosur që paratë e saj t’i shpenzonte në ndihmë të atyre që kishin më shumë nevojë. Në fund të viteve '90 adoptoi një fëmijë jetimë. Kjo përvojë e lumturoi aq shumë saqë vendosi të adaptojë edhe 74 të tjerë. Pas një viti gruaja u sëmur rëndë e për pasojë aktiviteti tregtar shkoi keq, duke e lënë pa para dhe me plot borxhe. Gruaja është detyruar që të shesë gjithçka për të mbajtur fëmijët dhe për të kuruar sëmundjen. Ndërkohë dëshira dhe nisma e saj për t’u përkushtuar ndaj fëmijëve jetimë i kushtoi asaj edhe dashurinë e djalit të vetëm biologjik. Djali jeton prej kohës me gjyshen dhe nuk do që ta shohë nënën e tij.