Rusët nisin hetimet, “amerikanët nuk kanë zbritur në Hënë”
Shfaqet një konflikt i ri mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, rreth përpjekjeve më të mëdha në historinë e njerëzit.
Bëhet fjalë për një hetim që rusët e kanë filluar në lidhje me shkuarjen dhe zbritjen e amerikanëve në hënë në vitin 1969, që sigurisht do të përkeqësojë më tej marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve.
Zëdhënësi i komitetit për kërkimet shkencore pranë qeverisë ruse, Vladimir Markin , ka deklaruar për gazetën ”Izvestia” se hetimi i nisur nga ana e Rusisë synon të çonte deri tek disa informacione të reja rreth hulumtimit të hapësirës.
Markin ka thënë se regjistrimi origjinal dhe më pas zhdukja e tij gjatë momentit kur amerikanët ulen në Hënë në vitin 1969, është mjaft dyshues.
“Ne nuk po themi se amerikanët nuk kanë shkuar në hënë dhe kanë xhiruar filmin rreth kësaj ngjarje. Por konsiderojmë se fluturimi i astronautit në Hënë, shkencërisht i rëndësishëm për gjithë botën dhe trashëgimin e njerëzimit. Prandaj, ky edhe është qëllimi i hetimit që të kuptohet se çfarë në të vërtetë ndodhi me incizimin origjinal”, ka shtuar Markin.
Janë hedhur edhe më herët dyshime, se filmimi i njeriut të parë që shkoi në Hënë mund të jetë kryer në ndonjë shkretëtirë. Dyshimet forcohen akoma edhe më shumë, sepse nga ajo koha teknologjia ka avancuar shumë dhe asnjë njeri tjetër nuk ka prekur më në Hënë, ndërkohë që gjasat ishin që pas viteve 2000 njeriu të shkonte përtej satelitit të tokës.
Ka nga ata që e konsiderojnë zbritjen e njeriut të parë në Hënë edhe si përpjekje apo dëshirë për të kaluar njëra-tjetër në në garë mes tyre, si SHBA dhe Rusia, duke përdorur ndonjëherë edhe teknika manipulimi”.