Rusi Konyukhov fluturon përreth botës me balonë
Rusi Fedor Konyukhov ka thyer rekordin për fluturimin më të shpejtë rreth botës në një balonë. Konyukhov në orët e vona të së shtunës ka arritur në qytetin e vogël Bonnie Rock në perëndim të Australisë dhe është përqafuar nga familjarët e tij dhe shoqëria, shkruan AP. I dërrmuar nga fluturimi, Konyukhov u largua nga balona me një buzëqeshje në fytyrë. 64-vjeçari ka thyer rekordin e të ndjerit Steve Fossett për fluturimin rreth botës me balonë. Ai ka përshkuar më tepër se 34 mijë kilometra për 11 ditë, dy ditë më shpejt se Fossett. Fossett kishte arritur këtë në vitin 2002. “Ai ka thyer rekordin e shpejtësisë, të distancës së përshkuar dhe është personi i parë që ka fluturuar i vetëm non-stop rreth botës që në tentativën e parë”, ka thënë i biri i Fedor Konyukhovit, Oscar. Konyukhov ka përballuar erërat e Antarktikut dhe temperaturat që binin deri në minus 56 gradë celsius, ndersa fluturonte në lartësi deri 10 mijë metra mbi tokë…