Sa dhe kur duhen dhënë puthjet shoqërore?
Në një hartë të krijuar nga kompania “Radical Cartography” janë parqitur për shembull të dhënat se sa herë puthen njerëzit në krahina të ndryshme të Francës kur takohen. Puthjet shoqërore në Francë janë vërtet me rregulla: Çdo grua duhet puthur tri herë në të dy faqet edhe nëse e njeh fare pak, ose qoftë edhe kur prezantohesh për herë të parë.
Kjo mund të jetë mjaft e këndshme, por kur ndodhesh në një festë, mund të mbarojnë kikirikët deri sa të kesh takuar të gjithë. Dhe nëse ke shkuar në një festë në Azhakso të Korsikës, ku njerëzt mendojnë se është normale të puthesh nga pesë herë në faqe, bën mirë t’i kesh marrë kikirikët me vete…
Shpesh, britanikët që vizitojnë Francën e kanë problem kur kthehen në ishull, jo sepse kanë harruar se nga cili krah i jepet makinës, por sepse atje njerëzit puthen vetëm nga një herë. Megjithatë, duket se “efekti francez” po i prek edhe ata, që po kalojnë dalë-ngadalë te puthjet dopio në faqe.
Kudo që të gjendesh, e sigurt është se nëse je aty për një takim biznesi, puthjet në faqe mund të jenë të rrezikshme, prandaj ka disa rregulla bazë që duhen ndjekur: Kurrë nuk duhet të afrohesh për t’u puthur në takimin e parë, kudoqoftë në botë! Por as nuk duhet të ngjash shumë i ftohtë.
Në Britani, biznesmenët mund të puthen vetëm pasi të kenë ngrënë të paktën dy-tre herë darkë pune, ndërsa përtej Atlantikut puthjet nuk janë fare si mundësi përshëndetjeje.Dhe në fund të fundit, ka shumë gjasa që amerikanët ta kenë mirë, si jo rrallë herë, pasi mund ta shfaqin personalitetin e tyre qoftë me një shtrëngim të fortë duarsh.