Sa herë duhet përdorur shishet e plastikës me ujë

Një studim i fundit ka treguar se mbushja e sërishme e shisheve të plastikës përmban më shumë baktere sesa guaca e WC-së në shtëpi. Sigurisht, ky nuk është studimi i parë që tregon rezultate të tilla, ndërsa një studim i madh tregoi se rimbushja e shishes mesatare plastike përmban rreth 300.000 njësi të baktereve (që formojnë koloni) për cm2, që është më e lartë se në shtëpitë mesatare në Britani të Madhe, ku është kryer hulumtimi. Vitin e kaluar britanikët kanë pirë 2.8 miliardë litra ujë nga enët plastike. “Uji në fytin e shishes është vend i përsosur dhe i ngrohtë për zhvillimin e baktereve,” shpjegoi eksperti Aggie MacKenzie, shkruan The Sun. Nëse keni imunitet të ulët, bakteret për shëndetin tuaj mund të veprojnë edhe më e tmerrshëm për shkak se ju mund të keni diarre dhe dhimbje në stomak, shkruan Express. Shishet plastike, nga shumica e ekspertëve, rekomandohet që të përdoren vetëm një herë dhe ujin është mirë që t’a mbajmë në enë qelqi.

SHKARKO APP