Samsung bëhet gati për luftë: Braktisni iPhone dhe ju japim 220 dollarë

IPhohe dhe Samsung janë në një “luftë” të vërtetë konkurrence. Kompania Samsung ka një propozim gati të çuditshëm për të gjithë përdoruesit e produkteve te iPhone: Braktisni iPhone dhe ju paguajmë 220 dollarë. Faktikisht kjo është një reklamë promovimi që Samsung kërkon të tërheq në veçanti klientët e Apple. Ky promovim është për flagship-at e rinj Samsung Galaxy S6, Galaxy S6 Edge, Galaxy S6 Edge + dhe Galaxy Note 5.  Përveç kësaj, për të gjithë klientët e rinj që vijnë nga iPhone Samsung jep edhe një bonus 100 dollarë në Google Play Store që të mund të shkarkojnë të gjitha aplikacionet që kanë patur në aparatin e tyre iPhone. Nëse po e mendoni seriozisht këtë ofertë, shikoni për më shumë në faqen zyrtare të Samsung.

SHKARKO APP