Sapo e kishte blerë, 20-vjeçari pëson aksident me makinën luksoze (Foto)

Një 20-vjeçar është aksidentuar në Britaninë e Madhe, teksa ngiste një “Lamborghini” me vlerë 220 mijë euro, vetëm 20 minuta pasi e kishte blerë.

Makina luksoze, kishte ndaluar në anë të një autostrade në Leeds, pasi kishte pësuar një defekt mekanik, ndërkohë që një furgon vjen me shpejtësi dhe e përplas atë. Djali 20 vjeç, nuk ka pësuar pësuar lëndime serioze nga aksidenti, por mjeti i tij luksoz është dëmtuar.

“Një djalë në të 20-at e tij sapo kishte blerë një “Lamborghini” dhe ishte ndalur në anë të autostradës pasi kishte pësuar një defekt mekanik, por në këtë kohë u aksidentua nga një furgon, i cili sipas vlerësimeve tona nuk ishte fajtor i aksidentit”, u shpreh Richard Whiteley, një zëdhënës i policisë në Leeds.

SHKARKO APP