Së shpejti do ta karikoni celularin vetëm disa herë në vit
Një material që po përdoret në bateritë e celularëve do të rrisë kohëzgjatjen e energjisë së tij kështu që nuk do të jetë e nevojshme që ju ta karikoni shpesh atë.
Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit dhe Universitetin Cornell janë duke projektuar një material të ri, i quajtur “magnetoelektrik multiferroik”.
Ky material do t’i lejojë kompjuterët të operojnë në valë të energjisë, në vend të rrymës konstante që aktualisht kërkohet.
Kjo teknologji nënkupton se do ketë më pak nevojë për energji në përgjithësi. Kjo është mirë për ju dhe për mjedisin.
Kjo sjell që karikimi i celularit do te bëhet më shpejt dhe sigurisht më rrallë