Sekreti i rinisë, zhytet nudo në lumë në temperaturën -9 gradë

Kjo notare e guximshme bën stërvitje çdo fundjavë, duke notuar nudo në një nga lumenjtë më të ftohtë në Evropë në temperaturat -9 gradë celcius.

Inna Vladimirskaya zhytet në brigjet e lumit Dnieper në Kiev të Ukrainës çdo mëngjes të së dielës dhe vrapon lakuriq përgjatë brigjeve me dëborë të lumit. 32-vjeçarja thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj e realizojnë ritualin e çuditshëm prej më shumë se 9 vitesh dhe sipas saj ky është sekreti për të mbetur i ri dhe i shëndetshëm.

Ushtrimet e saj fizike në temperatura të ulta u kapën në foto nga fotografi çek, David Tesinsky, i cili kishte dëgjuar për ritualin e saj të çmendur nga vendasit që e shohin atë të lahet çdo fundjavë.

SHKARKO APP