Selfie me meshkujt që e ngacmojnë në rrugë, ja arsyeja

Të ngacmuarit në rrugë nga meshkujt është një dukuri shumë e shpeshtë për shumicën e femrave. Dhe kur kjo gjë ndodh është e vështirë për ta ditur se kush është mënyra më e mirë për të reaguar. Ti përgjigjeni ngacmimit apo ta injorojmë.

Por një vajzë ka gjetur një mënyrë shumë të veçantë dhe të zgjuar për tu marrë me ngacmuesit e saj duke dërguar dhe mesazh të fuqishëm në të njëjtën kohë.

Noa Jansma, një studente nga Amsterdam, bën një selfie me çdo person që e ngacmon, por gjithmonë i pyet dhe ata janë të lumtur pa e kuptuar arsyen e fotografive.

22-vjeçarja ka hapur një llogari në Instagram ku poston të gjitha selfiet e realizuara duke shpjeguar se kur dikush të ngacmon në rrugë nuk është një komplimet.

“Ky Instagram ka për qëllim që të ndërgjegjësojë njerëzit përsa i përket ngacmimeve të femrave gjatë jetës së tyre të përditshme. Meqë shumë njerëz nuk e dinë se sa shpesh ndodh dhe në çfarë konteksti janë, do t’iu tregoj ‘catcallers’ e mi brenda një muaji.”

Kjo ishte një ide që ajo e ka pasur gjithmonë në kokë, por ka nisur të vepronte kur dy burra e ngacmuan në një tren.

SHKARKO APP