Sfida e italianit, 48 orë për të gjetur gjilpërën në kashtë
“Është si të luash në llotari, nuk e di nëse do të fitosh apo jo, por shpreson të fitosh, përndryshe nuk do të luaje. E njëjta gjë është edhe me këtë projekt. Edhe pse është i vështirë, sepse të kruhet trupi, më duket diçka e këndshme dhe të gjithë e kuptojnë se ç’po bëhet”, tha Saksalber.
Artisti italian që jeton në Nju Jork, ka kryer edhe më parë aktivitete të tjera të pazakontë, edhe të rrezikshme, në emër të artit, si ngrënia e kërpudhave të helmuara apo mbyllja për 24 orë në një dhomë bashkë me një lopë, veprime që ai shpjegon se i ka bërë vetëm për t’i provuar.