Sfidojnë të ftohtin për t’u martuar në malin më të lartë në botë

Çdo çift ëndërron që ta mbajë mend gjithnjë ditën e martesës, por dy persona çuan dashurinë e tyre në një nivel tjetër. Sipërmarrësja Heidi Turunen dhe marangozi Tom Rein harxhuan 9 ditë për t’u ngjitur në malin Everest, ku do kurorëzonin dashurinë me martesë. Ata sfiduan temperaturat e ftohta dhe të gjitha sëmundjet, me të cilat do përplaseshin gjatë rrugës për në malin më të lartë në botë. Ndërsa qëndronin në nivelin 5380 metra mbi nivelin e detit, çifti bëri dasmën tradicionale, ku nusja u vesh me fustan të bardhë dhe dhëndri me kostum. Në një intervistë për Dailymail, ata thanë se donin të ishin në një vend të veçantë vetëm, prandaj morën këtë vendim. Fotografitë e tyre janë bërë virale në rrjete sociale, ku të gjithë u shprehen të lumtur për aventurën e tyre të paharrueshme.

SHKARKO APP