Shah Cherangh “Mbreti i Dritës”

Në Shiraz të Iranit gjendet Shah Cherangh ose ndryshe “Xhamia e dritës”. Ajo është një xhami dhe një monument funeral në Shiraz. Interiori i saj është i zbukuruar me miliona pasqyra të vogla të cilat përthyejnë dritën në çdo drejtim.

Kjo strukturë ka një të kaluar misterioze. Sipas një historie, rreth viteve 900 pas Krishtit një udhëtar pa nga larg diçka të ndritshme.

U afrua për të parë dhe gjeti një varr të ndriçuar. Një kufomë e balsamosur e një figure të rëndësishme myslimane u gjet brenda varrit dhe që atëherë ajo u bë një destinacion pelegrinazhi për myslimanët shiit.

Pas kësaj, mbi varr u ngrit një strukturë që do ta strehonte atë. Edhe pse “Mbreti i Dritës” është dëmtuar nga koha, natyra dhe njerëzit, riparime të shumta e kanë mbajtur atë në këmbë deri në ditët tona. Xhamia ende shkëlqen si një diamant dhe tërheq pelegrinë dhe turistë nga e gjithë bota.

SHKARKO APP