SHBA: Sonda e agjencisë NASA – mision në planetin Pluton

Pas nëntë vitesh udhëtim dhe afro 5 miliardë kilometra të kaluara, sonda kozmike amerikane së shpejti e fillon misionin për studimin e planetit të vogël të akullt, Pluton.

Raportohet se ora alarmuese e kurdisur e ka “zgjuar” sondën e agjencisë NASA, New Horizons, nga “gjumi elektronik” mbrëmë në orën 21, sipas kohës së Evropës Qendrore.

Observimi i Plutonit, që e ka diametrin vetëm 2 mijë kilometra, i satelitëve të tij dhe i trupave të tjerë në sistemin solar të ngrirë, do të filloj në muajin janar.

Plutoni gjendet në brezin Kuiper, që është një rajon i miniplaneteve, të cilat orbitojnë rreth Diellit mbi Neptunin, që besohet se janë mbetje nga formimi i sistemit diellor para afro 4.6 miliardë viteve.

Prej vitit 2006, planeti Pluton nuk konsiderohet si planeti i nëntë në sistemin solar, pasi është shndërruar në planet miniatural.

SHKARKO APP