Shefi i avionit ofron pije falas për të gjithë, arsyeja?
Pasagjerët e një fluturimi janë shpërblyer me pije falas gjatë gjithë udhëtimit prej 43 minutash për shkak të një problemi që pati avioni.
Shefi ekzekutiv i linjës ajrore “Ryanair”, Michael O’Leary e ka bërë sepse fluturimi nga Liverpooli drejt Dublinit ishte 10 minuta me vonesë.
Ai u ngjit në bordin e avionit duke i kërkuar falje pasagjerëve dhe duke i ofruar cdo gjë dëshironin për të pirë, tërësisht falas për të gjithë udhëtimin.
“Kjo ndodhi sepse duhet të sillnim fanelën me Grand National, Davy Russell”, tha ai ndërsa kërkonte falje.
Davy Russell është triumfuesi i garimit me kuaj që u bë në Liverpool.