Shekspiri ka qenë përdorues droge?

Ekzaminimet mjeko ligjore të filtrave 400-vjeçarë të duhanit të William Shakespeare tregojnë se poeti mund të ketë konsumuar drogë në të kaluarën.

Shkenctarët e Afrikës së Jugut kanë zbuluar nga gërrmimet në kopshtin e Shakespeare se duhani i tij përmbantë kanabis.

Sipas burimeve të "Independent", mbetjet e duhanit që nga shekulli i 17 u analizuan në Pretoria duke përdorur një teknikë të sofistikuar.

Nga 24 fragmente të ekzaminuara nga Universiteti i Witswatersrand, kanabis u gjet në 8 provëza,4 nga të cilat vinin nga kopështi i Shakespeare.

Sipas tyre, dy provëza përmbanin edhe kokainë por asnjëra prej tyre nuk ishte marrë nga banesa e poetit.

Disa nga sonetet e shkruara nga William Shakespeare vërtetojnë se ai kishte dijeni për efektet e kokainës dhe kanabisit.

Në sonetin 76 ai përmend shpikjen e drogës që mund të nënkuptohet se poeti ishte gati ta provonte atë, ndërkohë që shkruante veprat e tij.

Duke vijuar në vargjet e tjera, tregohet se Shakespeare nuk do kishte dëshirë të provonte një përzierje të huaj gjë që lë të kuptohet se e ka fjalën për një drogë si kokaina.

SHKARKO APP