Shën Valentin pa lule – Në Pekin luleshitësit po përballen me probleme serioze
Dita e Shën Valentinit nuk është aspak ashtu si duhej të ishte për luleshitësit në Pekin, në një kohë që shpërthimi i virusit të ri i ka dhënë një goditje mjaft të fortë biznesit. Kësaj goditje nuk kishin si t`i shpëtonin as luleshitësit, pikërisht në ditën e të dashuruarve. Njëri prej tyre, në mes të qendrës së biznesit në Pekin deklaron se porositë kanë rënë me thuajse 30-50%, sidomos pasi qeveria vendosi rregulla strikte për aktivitetet publike.
Një tjetër thotë se, kufizimet që janë vënë në transport dhe sidomos në transportin ajror nga vendet e tjera e ka bërë edhe më të vështirë importin e luleve nga jashtë, duke e bërë të pamundur arritjen në kohë për ditën e Shën Valentinit. Situata në Kinë është përkeqësuar ndjeshëm që prej shpërthimit të virusit dhe tashmë shumë qytete në vend ngjajnë të shkretuara./SCAN