Shenja e parë që tregon se jeni shtatzënë

Rritja e gjoksit është një nga shenjat e para të shtatzënisë.

Dy javët e para pasi keni mbetur shtatzënë, gjoksi fillon të rritet dhe të ndryshojë duke u përgatitur që të prodhojë qumësht.

Të stimuluara nga hormonet estrogjen dhe progesteron, gjëndrat e qumështit zmadhohen dhe indi dhjamor pëson një rritje të lehtë.

Në fund të tremujorit të parë, gjoksi dhe thithat do të bien në sy që janë zmadhuar, gjë që do të vazhdojë gjatë gjithë shtatzënisë. Zmadhimi i tij përbën minimumi 450 gramë të peshës që ju do të shtoni gjatë shtatzënisë. Mirëpo gjoksi mund të jetë i madh edhe pas lindjes së foshnjës.

Ndërkohë që gjoksi rritet, mbani reçipeta që ju rrinë mirë dhe mbajnë peshën. Nëse gjatë natës keni probleme, mundohuni të flini me gjithë reçipeta. Me rritjen e vazhdueshme të gjoksit gjatë shtatzënisë, do të keni nevojë të ndërroni edhe numrin e reçipetave.

GJOKS I BUTË

Shenja e parë e shtatzënisë është ndoshta ndryshimi që ndodh në gjoks. Disa javë pasi keni mbetur shtatzënë, mund të ndieni therje gjoksi. Gjithashtu, ai mund të duket më i rëndë, më i butë dhe më i pezmatuar.

Ashtu si edhe zmadhimi i gjoksit, arsyeja kryesore e zbutjes së tij është rritja e hormoneve estrogjen dhe progesteron. Zakonisht, pas tremujorit të parë gjoksi nuk do të jetë më i butë.

Reçipetat e forta dhe që rrinë mirë, ndihmojnë në lehtësimin e therjeve që mund të ndieni te gjinjtë. Mbani reçipeta të posaçme për shtatzëna ose reçipeta sportive një numër më të madh, me të cilat mund të merrni frymë më lirisht dhe të ndiheni më rehat. Nëse ato janë të rehatshme, gjatë natës mund të flini edhe pa i hequr.

SHKARKO APP