Shenjat e horoskopit me të cilat nuk duhet të dashurohesh
DASHI
Duke qenë një shenjë e zjarrtë nuk shkon aspak dakord me Shigjetarin, me të cilin duhet patur një durim që ti se ke. Dhe me Bricjapin, qëndrimi me të cilin kërkon një motivim të madh. Pra të mbesin edhe 10 shenja të tjera. Dashurohu me to në mënyrë që të mos kesh një jetë ferri.
DEMI
Mos u dashuro me një Shigjetar, sepse ai ka sensin e lirisë, çka ty nuk të pëlqen. Ti je tip tradicional dhe një Shigjetar do të të bënte vërtetë të vuaje. Nuk ja vlen. Të paktën nëse nuk je mazokist.
BINJAKËT
Mos u merr fare me Akrepët, sepse ato inteligjentët dhe plot jetë janë shumë të lodhshëm për ty që je një tip romantik i lindur dhe që kërkon të zgjidhesh problemet e të gjithëve. Me një Akrep do të ndjeheshe shumë i frustruar.
Të lutem mos u dashuro me një Ujor. Ata kanë nevojë t’i lësh të lirë, kurse ti ke nevojë për stabilitet dhe kontroll. Falja dashurinë atyre që arrijnë të vlerësojnë deri në fund romanticitetin tënd.
LUANI
Nëse dashurohesh me një Dem, jeta jotë do të jetë një ferr i vërtetë. Ti ke nevojë të përkëdhelesh dhe të vlerësohesh nga të gjithë dhe Demit nuk i pëlqen të bëjë komplimente. Demi kërkon një marrëdhënie stabël, të qëndrueshme, të sigurt dhe për pamjen e jashtme nuk i bëhet vonë.
VIRGJËRESHA
Nëse nuk e di atëherë mësoje që je tip lunatik, i ëmbël, diskret dhe i qetë. Kurse Dashi ka të kundërtën e vrullit tuaj. Ai është edhe egoist dhe egocentrik. Ndaj mos u merr me një Dash.
PESHORJA
Mos u dashuro me një të shenjës së Peshqëve. Ai e ka kokën në ajër, ti e ke kokën në ajër dhe kur në çift koka është në ajër marrëdhënia ftohet shpejt. Bashkë do të shkaktonit edhe shumë kaos.
AKREPI
Të dashurohesh me një Peshore do të thotë për ty të vdesësh nga zemërimi. Peshorja është e vështirë për t’u bërë për vete. Kurse ti je kokëfortë dhe do ta kesh me çdo kusht. Ti, posesiv! Peshorja, e pavendosur. Ndaj qëndroji larg sepse nxjerr anën tënde më të keqe.
SHIGJETARI
Ti dashuron aventurën, adrenalinën dhe me një Gaforre do të mërziteshe aq shumë sa do të urreje atë dhe veten. Përse të rrezikosh një katastrofë të tillë?
BRICJAPI
Koherent dhe realist siç je do të vuajë shumë nëse dashuroheshe me një të shenjës së Binjakëve. Binjakët janë pak tradhëtarë dhe më beso do të të bënte të çmendeshe. Nga dhimbja, ama…
UJORI
Ti ke gjithmonë dëshirë të luash, të flasësh, të këndosh, të bësh gjëra që të argëtojnë, por Bricjapi është komplet e kundërta e këtyre dhe me të do të mërziteshe. Ndaj mos u dashuro me të!/Femratnews