Shenjat që tregojnë se duhet të ndaloni pirjen e qumështit

Nga kocka të thyera dhe të butë, produktet e qumështit mund të jenë shkaktari i problemeve të shëndetit.

Dhe ju madje as nuk keni menduar që ta fajësoni qumështin, kështu që herën tjetër që planifikoni të blini qumësht, keni parasysh këto gjëra.

Këtu i gjeni disa shenja të problemeve shëndetësore që mund të vijnë si pasojë e pirjes së qumështit, raporton “Daily Mail”.

Ndjeheni  të lodhur gjatë gjithë kohës

Qumështi përmban disa molekula që ju bënë të bini në gjumë. Por nëse flasim shkencëtarisht kjo nuk do të thotë që ai ju bënë të flini më mirë. Për shkak që është e vështirë të tretet, qumështi e lodh trupin pasi qe tenton të prodhim energji dhe kjo e pengon procesin e gjumit.

Keni akne

Shumë studime kanë treguar se qumështi e rrit nivelin e akneve tek adoleshentët dhe tek të rriturit. Sipas disa studimeve tjera, edhe produktet tjera me qumësht duhet të fajësohen.

Keni dhembje të papritura në muskuj

Përderisa qumështi është shumë acidik, krijon shumë inflamacion që bënë që të keni dhembje në muskuj.

Keni kolesterol të lartë

Kolesteroli vjen edhe si pasojë e dietës suaj. 100 gramë të qumështit të lopës përmbajnë 10 g kolesterol, që e bënë të rrezikshëm nëse e konsumoni çdo ditë.

SHKARKO APP