Shërbimi i pastrimit të shtëpisë, në cilin vend të rajonit kushton më shtrenjtë

Shërbimi i pastrimit ka filluar të jetë më i pranishëm në jetën e shqiptarëve, i nxitur nga rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, si rrjedhojë mungesa e kohës për pastrimin e shtëpisë. Nga ana tjetër, shërbime të tilla profesionale rriten me zhvillimin e sektorit të ndërtimit, që do të thotë më shumë ambiente për të pastruar. Sa i përket ambienteve të shtëpisë, sa kushton një shërbim i tillë?

Sipas ofruesit së të dhënave Expatistan, në Tiranë, mesatarisht një orë shërbim pastrimi kushton 2.87 euro (ose 380 lekë). Edhe sipas burimeve në terren, kontaktimi i një shërbimi pastrimi për 4 orë varion nga 1500-2000 lekë në Tiranë.

Sipas shifrave të ofruara nga Expatistan, Tirana rezulton ndër qytetet më të lira në rajon për ofrimin e këtij shërbimi. Më i liri është Shkupi, me 2.04 euro/ ora. Ndërsa më i shtrenjti është Podgorica.

Nëse banoni në kryeqytetin e Malin të Zi dhe kërkoni një shërbim pastrimi, për një orë do t’u duhet të paguani 5.41 euro, thuajse dyfishi i shumës për Tiranën. Qytetet e tjera që ndjekin janë Beogradi, 3.50 euro/ora, Sarajeva 3.44 euro/ora, Prishtina 3.27 euro/ora (më shtrenjtë se në Tiranë).

Expatistan është një kalkulator i kostos së jetesës, që lejon krahasimin e kostos së jetesës në mes të qyteteve në mbarë botën, duke u bazuar në çmimet kryesore të elementëve themelorë të jetesës. Expatistan është një databazë e gjerë më të dhëna, përditësohen dhe përmirësohen vazhdimisht në mënyrë bashkëpunuese nga të gjithë njerëzit në mbarë botën.

Për krahasimin e të dhënave për qytetet rajonale të shërbimit të pastrimit janë marrë të dhënat e përditësuara të datës 19 shkurt 2018./monitor/
safs

SHKARKO APP