Sherifi përdori fondet e ushqimit të burgosurve për të blerë shtëpi në plazh

Një sheriff në Alabama përdori ligjërisht më shumë se 750,000 dollarë fonde të destinuara për të ushqyer të burgosurit, për të blerë një shtëpi në plazhi. Shefi i Qarkut Etowah, Todd Entrekin tha, për “The Birmingham News” se ai ndjek një ligj shtetëror të miratuar para Luftës së Dytë Botërore që lejon sherifët të mbajnë për veten e tyre “tepricat” e fondeve për ushqimin e të burgosurve.

Entrekin thotë se, ka përfituar “më shumë se 250,000 dollarë” secilin prej tre viteve të fundit përmes fondeve. Paga vjetore e sherifit është më shumë se 93,000 dollarë. Ai dhe gruaja e tij bleu një shtëpi me katër dhoma gjumi me një pishinë në oborr në shtator për 740,000 dollarë.

Entrekin mori një kredi prej 592 mijë dollarësh. Shtëpia është një nga disa pronat me një vlerë totale prej më shumë se 1.7 milion dollarë, që çifti i zotëron bashkë.

SHKARKO APP