Sherri për recetën, Suedia e pranon: Qoftet tona janë…turke

Suedia i ka dhënë fund një debati të hershëm dhe të pazakontë që pushtonte hera-herës opinionin publik.

Bëhet fjalë për origjinën e një varianti qoftesh, që për shumë suedezë janë pjesë e kuzhinës tradicionale të tyre.

Por, përmes një postimi në Twitter vetë sweden.se, që është edhe faqja zyrtare e internetit për vendin nordik i ka dhënë fund këtij debati.

“Qoftet suedeze bazohen në një recetë që Mbreti Çarls XII e mori nga Turqia, në fillim të shekullit të 18-të. Le t’u qëndrojmë fakteve!”, thuhet në cicërimën e shkurtër.

Megjithatë, duke dashur që të shuajë një debat, postimi ka ndezur pa dashje një tjetër.

Shumë suedezë nisën të pyesnin nëpër rrjetet sociale se cilat ushqime të tjera, që ata deri më sot i konsiderojnë tradicionale të tyret në fakt mund të jenë turke dhe çfarë do të thotë kjo për Ikea-n rrjetin e famshëm suedez të shpërndarjes dhe shitjes së këtyre qofteve tradicionale.

Top Channel

SHKARKO APP