“Shes grua! E përdorur, por ka ende për të dhënë”

Një burrë me sens humori të veçantë nxori në shitje në eBay gruan e tij. Edhe pse ai bëri shaka, ofertat vërshuan lumë dhe çmimi arriti në nivele të larta. Anglezi Simon O’Kane, sipas shkrimit që transmeton TCh, postoi një foto të gruas së tij dhe arsyen e çuditshme pse kërkonte ta shiste. “Shes një grua! Jo e re, e përdorur, por ka ende për të dhënë. Arsyeja e shitjes: kam mbaruar punë me të dhe mendoj se dikush tjetër atje jashtë e meriton më shumë se mua (Zot, të lutem, bëj që të jetë dikush).

Pikat e forta:

Trup i mirë dhe ka disa aftësi në kuzhinë.

Pikat e dobëta:

Bën një zhurmë që nuk ndalohet dot pa blerë copa metalike të shtrenjta. Si përfundim, jo një model i keq. Priten oferta ose shkëmbime me modele të reja. Pasi e keni blerë, nuk mund ta ktheni më… KURRË!” Për dy ditë, çmimi i ofruar shkoi në 65 000 stërlina, aq sa për një makinë Jaguar. Po reagimi i gruas? “Doja ta vrisja kur pashë njoftimin. Kolegët qeshnin me të madhe. Më vinte inat se kishte përdorur edhe foto të keqe”.

SHKARKO APP