Shifra rekord për pikturat e Hitlerit, pavarësisht vlerave artistike

 

Piktura të menduara se janë bërë nga ish-diktatori nazist, Adolf Hitler, kur ky i fundit ishte në moshë të re, u shitën në Nuremberg për 444 000 dollarë, tha shtëpia e ankandeve që organizoi shitjet.

Këto punime datojnë mes viteve 1904 dhe 1922, shumë kohë përpara se Adolf Hitleri dhe nazistët të merrnin pushtetin në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse vlerat e pikturave të Hitlerit konsiderohen gjerësisht si të kufizuara, ato blihen gjithmonë e më shtrenjtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 2014, një pikturë në bojra uji e Hitlerit, pamje nga bashkia e Mynihut, u shit për 170 000 dollarë.

Blerësi ishte nga Lindja e Mesme.

Shtëpia e ankandeve që merret me shitjen e pikturave të Hitlerit i tha gezetës ”Sueddeutsche Zeitung” se 20 për qind e fitimeve nga shitjet do të shkonte për bamirësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?