Shikon video në YouTube, 22-vjeçarja sjell vetë në jetë fëmijën
Lindja e një fëmije është një nga momentet më të frikshme dhe të mrekullueshme për një femër.
Dhe shumica e tyre sjellin në jetë foshnjen me ndihmën e profesionistëve, mjek apo mami. Por një grua u gjet e vetme kur erdhi koha për të lindur djalin dhe kështu vendosi që të shikonte video në YouTube.
Tia Freeman e U.S. Air Force i dha mirëseardhjen në jetë foshnjes së saj me ndihmën e tutorialeve në YouTube dhe një artikulli të WikiHow.
Ajo lindi fëmjën me ndihmën e internetit.
22-vjeçarja ndau historinë e saj në Twitter dhe veprimi i saj është bërë viral.
Freeman e lindi fëmijën një dhomë hoteli në Stamboll.
Ajo nuk e kishte kuptuar se ishte shtatzënë deri në muajin e tretë dhe se e kishte mohuar me veten këtë fakt gjatë gjithë kohës.
Por ndërsa udhëtonte drejt Turqisë me avion filloi të kishte dhimbje.
Tia shkoi në një hotel dhe i filluan kontraktimet e i plasën ujrat.
Ndërsa nuk dinte se çfarë të bënte, vendosi që të kërkonte në internet.
22-vjeçarja mori dy peshqirë, hyri vaskën e banjës dhe nisi të shtyjë sipas udhëzimeve, derisa fëmija lindi shëndoshë e mirë. Freeman zjeu më pas lidhëset e këpucëve në një enë me ujë, për t’i sterilizuar, dhe i përdori për të këputur kërthizën e foshnjes.
Tia dhe djali i saj fjetën gjumë gjatë natës, pastaj morën një taksi përsëri në aeroport mëngjesin e ardhshëm.
Sigurimi arriti që të kuptonte se diçka nuk shkonte ndaj lajmëroi mjekët dhe telefonuan konsullatës së SHBA.
Pas dy javësh foshjes i doli edhe pashaporta për tu kthyer në Ameikë.