Shitet bunkeri nëntokësor me vlerë 17.5 milionë dollarë
Një rezidencë në Tifton të Xhorxhias është duke tërhequr vëmendje, ndoshta edhe për shkak se është ndërtuar nëntokë për t’u mbrojtur nga sulmet bërthamore. Bunkeri që është ndërtuar në vitin 1969 gjatë Luftës së Ftohtë mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara është rinovuar e tëra, duke u shndërruar në rezidencë dhe është në shitje për 17.5 milionë dollarë. Bunkeri nëntokësor ka 12 dhoma gjumi, 12 tualete, kinema shtëpiake, dhomë ushtrimesh, librari, dhomë rekreacioni dhe kuzhinë me një bar për mëngjes. Po ashtu, ka një sistem modern ajrimi, mure të trasha deri në 90 centimetra, dushe dezinfektimi dhe të gjitha gjërat tjera që e bëjnë një bunker, bunker.