Shitet për 166 mijë euro kartolina me nënshkrimin e Picassos

Kartolina me nënshkrimin në formën e vizatimeve nga Pablo Picasso është shitur në një ankand në Gjermani me një çmim prej 166 mijë euro, duke thyer kështu edhe rekord, sepse asnjë kartolinë nuk ka arritur të shitet me një çmim kaq të lartë, kështu bënë të ditur nga shtëpia e ankandit Gerner në Shtutgart. Blerësi i kësaj kartoline është një koleksionist amerikan, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Kartolina pasqyron një pamje nga qyteti francez Po që Picaso ia kishte dërguar këtë mikut të tij poetit Guillaume Apollinaire më 5 shtator 1918. Por, në vend që t’i shkruajë disa fjalë, ai i vizatoi një skemë. Por, kartolina asnjëherë nuk kishte shkuar në adresë të Apollinaire, pasi Picaso i ishte adresuar në spanjisht duke shkruar “Don Guiallaume Apollinaire” çka ka e shtyrë postën e Parisit që t’ia kthejë dërguesit mbrapa me vërejtjen “marrës i panjohur”. Disa muaj pas dërgimit të kartolinës, Apollinaire vdiq nga gripi spanjoll.

SHKARKO APP