Shkenca gjen origjinën e syve blu

 Njerëzit që sot kanë sytë blu rrjedhin nga një paraardhës europian, i cili jetoi rreth 60 deri në 10 mijë vite më parë.

Shumë djem janë dashuaruar me vajzat, vetëm sepse ato kanë sytë blu. Por edhe e anasjellta.

Zbulohet së fundmi edhe origjina e syve blu, që është europiane.

Ky është konkluzioni i një studimi të ri, të publikuar nga IFLScience.

Në gjenezë, të gjithë njerëzit kanë patur sy ngjyrë kafe.

Më vonë  europianët zhvilluan një mutacion specifik, që u përhap më pas, duke e ndryshuar ngjyrën e irisit të syve.

Variacioni genetik i genit OCA2 ndryshoi sasinë e pigmentit të prodhuar nga njerëzit, që dalëngadalë i ndryshoi ngjyrën e syve të tyre kafe.

Shkencëtarët ishin në dijeni të këtij fakti rreth genit OCA2, por ata nuk kishin arritur që të gjenin burimin e pigmentit blu, të paktën deri më tani.

Pasi studiuan mutacionin e genit HERC2, ata zbuluan se ky ishte përgjegjësi i syve blu. Ky gen ndalonte veprimin e OCA2, dhe përcaktonte sa shumë pigment ngjyrë kafe duhet prodhuar.

Ekspertët besojnë se kjo ka ndodhur kur njerëzit emigruan nga Afrika në Europë.

Të gjithë njerëzit sy – blu kanë një paraardhës të vetëm evropian, por ai identiteti i tij mbetet anonim.

SHKARKO APP