Shkenca: Lum ato që kanë motra
Rritja bashkë me motrën është privilegj i veçantë. Ajo është shoqja juaj më e mirë, e cila do t’ju përkrahë gjithmonë, pa marrë parasysh se për çka bëhet fjalë. Madje edhe rrobat dhe grimi i saj gjithmonë do t’ju jenë në dispozicion.
Mbase përdorimi nuk është lejuar çdo herë, mirëpo gjithsesi kush ka motër së paku njëherë ka huazuar ndonjë gjë nga dollapi i rrobave të saj.
Ka rezultuar që rritja bashkë me motrën ka edhe përparësi të tjera.
Hulumtuesit e De Montfortit kanë bërë studimin në të cilin kanë marrë pjesë 570 njerëz të moshave midis 17 dhe 25 vjeç.
Ata kanë zbuluar që të gjithë të intervistuarit të cilët kanë motër janë më të lumtur dhe që jetët e tyre janë më të balancuara.
Toni Kasidi, udhëheqës i hulumtimit, ka thënë që motrat promovojnë komunikim të hapur dhe harmoni në familje, ndërsa në rastin e vëllezërve efekti pikërisht është i kundërt, shkruan indeksonline.
Shfaqja emocionale ka rëndësi të madhe për shëndetin psikologjik, ndërkaq motrat janë ato të cilat e promovojnë këtë në familje.
Femrat të cilat kanë një ose më shumë motra kanë qenë më të mira në hulumtim në kuptimin e pavarësisë dhe sukseseve.
Toni këtë e ka shpjeguar kështu: ”Ky rezultat tregon që meshkujt kanë tendencë natyrale që të mos flasin për gjërat, ndërsa femrat janë të prira ndaj komunikimit të hapur”.
Pasi të lexoni këtë tekst, patjetër duhet të falënderoni motrën që ekziston!